Albi Hoxha është i riu që humbi jetën në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur reth orës 03:00 të 7 prillit.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës në autostradën “Fier Vlore ”, tek mbikalimi i Novoselës.
Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, i datëlindjes 07.08.2002.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, po punohet për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.
© SYRI.net