Në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

Në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:21, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit nga detyra.

Belinda Balluku ankimoi vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, pas vendimit të GJKKO më datë 22 nëntor.

Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

Ndërkohë SPAk kërkoi pak kohë më vonë heqjen e imunitetit për zëvendësen e Ramës që ta arrestonte. Por kërkesa u refuzuar nga mazhoranca socialiste me forcën e kartonëve në Kuvend.

Për seancën është paraqitur në GJKKO, avokati i Ballukut Ardian Kalia.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco