EMRAT/ Sherr mes të rinjve në Sarandë, goditet me thikë i riu, shpallet në kërkim autori

EMRAT/ Sherr mes të rinjve në Sarandë, goditet me thikë i riu, shpallet në kërkim autori

08:56, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Sarandë.

Mësohet se një 29-vjeçar, Gerald Papara është goditur me thikë.

Si pasojë është shpallur në kërkim 19-vjeçari, Aleksandër Muçodemi i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.

Njofitmi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 49 vjeç, banues në Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja M. M., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila pretendon se është përndjekur dhe dhunuar psikologjikisht nga ky shtetas, si dhe i është vjedhur telefoni celular.
Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. M., 66 vjeç, bashkëshorti i kallëzueses, i cili është konfliktuar fizikisht me shtetasin F. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pas kallëzimit të shtetasit G. P., 29 vjeç. Ky i fundit pretendon se më datë 05.04.2026, në vendin e quajtur “Eukalipti”, në Sarandë, është goditur me mjet prerës (thikë) nga shtetasi A. M., duke pësuar dëmtime.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjet pa leje drejtimi, në aksin rrugor Kaninë–Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco