Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri: Burri vret bashkëshorten me kaçavidë

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri: Burri vret bashkëshorten me kaçavidë

12:12, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Austri. Një grua 38-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur pa shenja jete në oborrin e një banese, me plagë të rënda në kokë.

Sipas raportimeve fillestare, viktima kishte shtetësi serbo-kosovare dhe jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet si autori kryesor i krimit. Edhe ai raportohet të jetë me origjinë nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 18:30, në komunën Baden, në rajonin e Austrisë së Ulët. Autoritetet austriake kanë ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar të dyshuarin, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Sipas mediave lokale, dyshohet se krimi është kryer me një kaçavidë. Çifti kishte katër fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco