Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal i Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, për 2 vite trafikuan 50 ton kokainë në Europë, paratë e drogës 'cash' në Shqipëri, pastroheshin në ndërtim e hoteleri!

Sherr në mes të ditës në Vlorë - njëri në spital, tjetri ikën

Sherr në mes të ditës në Vlorë - njëri në spital, tjetri ikën

15:45, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mesditën e sotme në zonën e njohur si “Rruga e Cipave”, ku disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike.

Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit me autoambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës. Forcat e policisë, përfshirë edhe efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë vënë në ndjekje të tij dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco