Avokatët mbrojtës të ish-presidentit Ilir Meta sot, në një konferencë për shtyp, u shprehën se dy përfaqësuesit çekë të CEZ, Josef Hejsek dhe Tomas Pleskash, në dëshmitë e tyre kanë mohuar përfshirjen e tyre në aferën CEZ–DIA. Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se Ilir Meta është në burg për shkak të një pazari mes Altin Dumani dhe Yuri Kim, pasi sipas tij çështja CEZ–DIA është shqyrtuar njëherë nga drejtësia.
Syri TV
Dy avokatët mbrojtës të ish-presidentit Ilir Meta sot, në konferencën për shtyp, kanë hedhur akuza ndaj SPAK dhe GJKKO se po mbajnë Metën në burg për pazar politik.
Ata publikuan sot dëshmitë e dy prej personazheve kyç në marrëveshjen CEZ–DIA, konkretisht Josef Hejsek dhe Tomas Pleskash, të cilët sipas avokatit Kujtim Cakrani, në dëshmitë e tyre si në Prokurorinë e Tiranës ashtu edhe në SPAK, kanë mohuar që Meta të ketë lidhje me këtë aferë.
Sipas avokatit, ata janë shprehur se në marrëveshje kanë qenë të përfshirë Ministria e Energjitikës, të cilën e kanë cituar me akronimin METE, teksa kjo është tjetërsuar nga prokurorë e gjyqtarë që e kanë lidhur me emrin e Ilir Metës.
Avokatët e cilësuan të padrejtë dënimin e Kastriot Ismailaj me argumentin se u bë për çështjen në arbitrazh, duke ndjekur standardin Becchetti.
Avokatët hodhën akuza të forta ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe gjyqtares me tre mbiemra, Irena Gjoka.
© SYRI.net