Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës, duke ngritur dyshime për rrethanat e vdekjes së tij.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se ishte endacak dhe është konstatuar pa shenja jete brenda një shtëpie të pabanuar. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë zbuluar trupin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rastit.
Ndërkohë, trupi i 70-vjeçarit pritet të transportohet në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
© SYRI.net