Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri, i cili njihet si 'buldozeri' besnik i kryeministrit Edi Rama.
Pezullimi i tij është bërë para disa ditësh.
Bashkë me Rigers Sheqerin Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo ka vendosur masë edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli.
LEXO EDHE: Rigers Shegeri, buldozeri besnik i Ramës e Drejtor i IMT në Tiranë nuk ndal fadromat as në fundjavë
Burime për SYRI-n, mësojnë se biznesmeni ka marrë një leje punimesh (jo leje ndërtimi) për barriera zhurmash tek mbikalimi i Saukut në Unazë të Re dhe ka bërë një mur betonarme rreth 120 m dhe 4 m të lartë. Për të është vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit
Hetimet vijojnë të thellohen për një skemë të dyshuar abuzimi me lejet dhe ndërtimet në kryeqytet.© SYRI.net