Punëtorët po punonin poshtë furgonit në një gomisteri në Shkodër, mjeti shkrumbohet nga flakët

Punëtorët po punonin poshtë furgonit në një gomisteri në Shkodër, mjeti shkrumbohet nga flakët

22:47, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një furgon pranë një servisi automjetesh që gjithashtu shërben edhe si gomisteri.

Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së sotme në Shkodër në kilometrin e 2-të në rrugën Shkodër-Hani Hotit. Punonjësit ishin duke punuar poshtë furgonit duke salduar dhe papritur ky mjet ka marrë flakë duke u djegur plotësisht.

Nga flakët punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin aty kanë arritur që të shpëtojnë pa u lënduar nga flakët. Menjëherë mbërritën zjarrfikëset duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e zjarrit që të mos përhapej.

Si shkak i këtij zjarri përveç furgonit është djegur edhe një automjet tjetër që ndodhej aty afër ndërsa dëme materiale ka pësuar edhe servisi dhe gomisteria.

Ndërkohë grupi hetimor bashkë me ekspertët e zjarrfikësve janë duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij zjarri aksidental që dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco