Po udhëtonte me biçikletë, banori përplaset nga makina në aksin Fier-Patos

14:30, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në  aksin Fier- Patos në vendin e quajtur Portëz.

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë dhe për pasojë ka rënë përtokë i dëmtuar.

Shtetasi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco