Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Vlorë, ku policia njofton se babai së bashku me djalin e tij, kanë dhunuar vajzën. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi U.G., 43 vjeç është arrestuar, ndërsa për djalin e tij 18-vjeçar policia ka nisur hetimet.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin U. G., 43 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. G., 18 vjeç (babë e bir), banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj familjares së tyre (vajzës së shtetasit U. G)”, njoftoi policia.
© SYRI.net