Gjykata e Lartë cakton 9 prillin për shqyrtimin e rekursit të Ballukut dhe ankimin e Erald Elezit

Gjykata e Lartë cakton 9 prillin për shqyrtimin e rekursit të Ballukut dhe ankimin e Erald Elezit

15:55, 28/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim më 9 prill rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku lidhur me masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit”, që i është vendosur prej disa muajsh.

Vendimi për bllokimin e pasaportës së saj u mor nga GJKKO në nëntor, në të njëjtën kohë kur Ballukut iu komunikua akuza për shkelje të barazisë në tenderë. Çështja pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda, i cili do të vendosë nëse masa do të mbetet në fuqi apo nëse ish-zyrtares do t’i rikthehet pasaporta.

Balluku është nën hetim edhe për disa procedura të tjera tenderimi, përfshirë lotet e projektit të Unazës së Madhe dhe disa kontrata të tjera publike.

Në të njëjtën seancë, Gjykata e Lartë do të trajtojë edhe ankimin e ish-drejtorit të KESH, Erald Elezi. Ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie”, ku ndodhet aktualisht, pasi akuzohet për shkelje në tenderë që lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe.

Ndërkohë, një tjetër ish-zyrtar i ARRSH, i përfshirë në hetimet për tenderin e Llogarasë dhe aktualisht në arrest shtëpie, nuk ka paraqitur ankim ndaj masës së sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco