Elbasan/ Vodhi tre varëse floriri në argjendari dhe kanosi pronarin, arrestohet 38-vjeçari

11:38, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 38-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi dy ditë më parë vodhi 3 varëse floriri në një argjendari, duke kanosur edhe pronarin e saj që të mos kallëzonte.

Sipas Policisë, shtetasi me inicialet, B. H, dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”.

‘Gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap’, thuhet në njoftimin e bluve të Elbasanit.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Gold”. 

Vodhi 3 varëse floriri në një argjendari dhe kanosi pronarin e saj, që të mos kallëzonte, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.  

38-vjeçari, i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari, në lagjen “Namazgja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:  

-B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”. Gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco