Në Tiranë, në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, është kapur në flagrancë një shtetas turk, G.K., 26 vjeç, duke transportuar tre emigrantë, kundrejt pagesës 3,000 euro për person, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.
Gjatë arrestimmit u sekuestruan automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe tre celularë. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.
U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet shtetasi turk.
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, finalizuan fazën e nëntë të operacionit “Relay”.
Në kuadër të kësaj faze u arrestua në flagrancë shtetasi turk G. K., 26 vjeç, i cili u kap në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme drejt shteteve të BE-së.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net