SYRI TV/Prishet sera e fermerit në Dimal - Tensione në Samaticë mes pronarit dhe IMT

15:32, 26/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situatë e tensionuar është regjistruar në fshatin Samaticë mes një fermeri dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Dimal, të cilët kishin shkuar për të prishur serën që sipas tyre ishte pa leje. Fermeri Qamil Oshafi shprehet se sera është në tokën e tij dhe në asnjë fshat tjetër nuk ka pasur prishje të serave, ai deklaron se nëse ajo shembet nga IMT dëmi shkon në 50 mln lekë.

Syri tv

Ndërtim pa leje e ka cilësuar serën e një banori të fshatit Samticë në Kutalli dhe për këtë arsye këtë të enjte ka zbarkuar Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) të bashkisë Dimal që  ka shkuar të prish serën e mbjellë. Kjo ka shkaktuar irritim të   Qamil Oshafit i cili është shprehur se sera është në tokën e tij dhe është e mbjellë me perime që tashmë janë në kohën e vjeljes. Ai thekson gjithashtu se në zonat përreth si Samaticë, Drenovicë dhe Kutalli, nuk ka asnjë serë të pajisur me leje,ndryshe nga sa pretendon bashkia dhe thekson se dëmi që i shkaktohet shkon në 50 mln leke.

Sipas  bashkisë së Dimalit objekti është ndërtuar në kundërshtim me rregullat, pasi duhet të ishte vendosur në një distancë prej 2 metrash nga muri i kanalit të një prone fqinje. Ndërkohë që situata mbetet e paqartë dhe ndërhyrja në 70 cm mund të rrezikojë strukturën e gjithë serës dhe prodhimin, forcat e IMT-së së bashkisë Dimal,kanë ndërhyrë vetëm në heqjen e plastmaseve anësore rrethuese të serës dhe janë larguar deri në një vendim të dytë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco