Laptopë dhe telefona/ Akuzohet për mashtrim kompjuterik, arrestohet një shtetas shqiptar në Prishtinë

Laptopë dhe telefona/ Akuzohet për mashtrim kompjuterik, arrestohet një shtetas shqiptar në Prishtinë

09:52, 26/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prishtinë të mërkurën, i dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Sipas policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar pesë laptopë, katër telefona dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi dyshohet për kryerjen e veprës së lartpërmendur. Në lidhje me rastin janë sekuestruar pesë laptopë, katër telefona dhe disa pajisje që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco