Gjykata e Tiranës liron nga qelia 15 qytetarët dhe protestuesit që u ndalun gjatë protestës së 22 marsit të thirrur nga opozita. Përvfaqësues të kësaj të fundit I konsidruar arrestimet të paligjshme, dhe paralajmëruar kallëzim penal për arrestimet politike përmes reprezaljeve policore.
SYRI TV
Gjykata Penale e Tiranës liroi nga qelia 15 qytetarët e arrestuar gjatë dhe pas protestës së 22 marsit të thirrur nga opozita, duke i lënë në detyrim paraqitje. Deputeti demokrat Gjin Gjoni ndëshkoi reprezaljet policore ndaj qytetarëve dhe tha se arrestimet kanë qenë të paligjshme dhe politike
Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se janë evidentuar të gjitha shkeljet e kryera nga policia dhe po përgatiten materialet për kallëzim penal.
Ndërkohë që 15 prej qytetarëve qëndruan 2 ditë dhe dy net në qeli, 9 të tjkerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, ndërsa shoqërime masive nuk iu shpëtuan as 5 të mitur, që u liruan pas disa orësh. Penalisht bnë gjendje të lirë u procedua edhe deputeti demokrat Klevis Balliu.
© SYRI.net