Makina bie në greminë në Tepelenë, shpëton mrekullisht drejtuesi

Makina bie në greminë në Tepelenë, shpëton mrekullisht drejtuesi

15:30, 25/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në Tepelenë, në aksin rrugor Gusmar–Nivicë, ku një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është realizuar koordinimi ndërmjet Policisë së Shtetit, Njësisë Administrative Kuvelesh, Urgjencës së Spitalit dhe Shërbimit Zjarrfikës, duke bërë të mundur ndërhyrjen në vendngjarje ku është bërë e mundur nxjerrja e drejtuesit të mjetit dhe transportimi i tij drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco