Policia ka sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës, disa prej tyre të dyshuara si të kontrabanduara, si dhe dy automjete që përdoreshin për transportin e tyre.
Në Tiranë, u procedua administratori i një subjekti tregtar, pasi një 27-vjeçar u kap duke transportuar pajisje elektroshtëpiake pa fatura për llogari të këtij biznesi. Nga verifikimet rezultoi se ai ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Mallrat dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.
Ndërkohë, në aksin rrugor Milot–Thumanë, u kap një 20-vjeçar nga Kukësi duke transportuar veshje dhe artikuj të ndryshëm të dyshuar si kontrabandë. Sipas hetimeve, ai i shiste mallrat online. Edhe në këtë rast, automjeti dhe mallrat u sekuestruan.
Materialet procedurale iu referuan Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net