FOTO-VIDEO/ Krimi në familje - Ja kush është çifti i të moshuarve të vrarë në Fier

16:46, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të martë fshatin Kuman të Fierit, ku një çift i moshuar mbetën të vrarë. Ngjarja dyshohet pas një konflikti familjar, ku burri 80-vjeçar, Shefit Rrapaj dyshohet se vrau me pushkë gruan e tij Dashuri Rrapaj, 75-vjeçe dhe më pas veten.

(Në FOTO: Viktimat Shefit dhe Dashuri Rrapaj)

"Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten", njoftoi policia.

Sipas reporterit të SYRI TV në Fier, çifti i të moshuarve ishin prindër të 9 fëmijëve, ndërsa prej 34 vitesh jetonin në fshatin Kuman.

Sipas deklaratave të dhënë nga banorë të fshatit, muajt e fundit çifti i moshuar ishin përfshirë në konflikte me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet ende një informacion mbi motivin e krimit të rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco