GJKKO shtyn seancën për Erion Veliaj, rrëzohet kërkesa e avokatit Plarent Ndreca

GJKKO shtyn seancën për Erion Veliaj, rrëzohet kërkesa e avokatit Plarent Ndreca

16:26, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë seancën e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një avokati mbrojtës për Meriman Palushi, një prej të pandehurve në çështjen që lidhet me hetimet ndaj Veliajt. Në të njëjtën kohë, gjykata vendosi të legjitimojë ish-deputetin e PS-së, Plarent Ndreca, si avokat të kryebashkiakut, pas kërkesës së këtij të fundit.

Ndërkohë, GJKKO rrëzoi kërkesën e Ndrecës për ripërsëritjen e procedurës së dorëzimit të akteve, duke vlerësuar se ajo është kryer në përputhje me ligjin. Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë.

Kryebashkiaku ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, pas hetimeve të SPAK, ku ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco