Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Presidenti i Partisë së Lirisë kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë 'arrest në burg' në një masë tjetër alternative duke dhënë të gjitha opsionet si arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrim paraqitje ose ndalim të daljes jashtë vendit. Seanca e sotme korrespondon me ditëlindjen e 57 të tij.
I pranishëm në seancë sipas informacioneve ndodhet edhe zoti Meta.
Për herë të parë mbrojtja ka ofruar të gjitha opsionet duke ia lënë në target gjykatës për një masë ndryshe nga ajo e arrestit në burg ku ndodhet prej rreth një viti e gjysmë.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, ndërkohë që ka insistuar vazhdimisht në të gjitha hallkat e gjyqësorit për zëvendësimin e masave. Këto të fundit në sinkron me njëra-tjetrën i kanë rrëzuar këto kërkesa.
Aktualisht presidenti i Partisë së Lirisë, i cili po gjykohet për disa vepra penale të cilat ai i ka mohuar dhe kundërshtuar vazhdimisht.

© SYRI.net