6 muaj pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, rritet siguria në GJKKO, shtohen skanerët dhe kontrollet

6 muaj pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, rritet siguria në GJKKO, shtohen skanerët dhe kontrollet

11:57, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Gjykatën e Posaçme prej kësaj të marte janë vendosur masat e reja të sigurisë lidhur edhe me planin për sigurinë në gjykata.

Në hyrje do të qëndrojë një punonjës garde, e ku fillimisht të gjithë personat do të futen në skaner fizik. Pasi të kalojnë në këtë kordon sigurie, do të jetë një tjetër skaner më i detajuar brenda ambienteve të GJKKO.

Ndërsa dalja do të jetë vetëm me tjetër nivel sigurie të ngjashëm me ato të institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Plani i ri i masave të sigurisë u hartua pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda gjykates e Apelit te pergjirhshem.

Pas kësaj ngjarjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërmori një sërë veprimesh shtesë për forcimin e sigurisë në disa prej gjykatave në vend, me synim rritjen e mbrojtjes për gjyqtarët, stafin dhe qytetarët që frekuentojnë këto institucion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco