EMRI/ Arrestohet në Tiranë 50-vjeçari i dënuar për trafikim droge, do të ekstradohet drejt Italisë

EMRI/ Arrestohet në Tiranë 50-vjeçari i dënuar për trafikim droge, do të ekstradohet drejt Italisë

10:04, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Mansaku, i cili ishte dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai u lokalizua dhe u vu në pranga në kryeqytet, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco