Akuzohet për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës cakton 'arrest në shtëpi' për policin Admir Elezi

Akuzohet për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës cakton 'arrest në shtëpi' për policin Admir Elezi

13:45, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të efektivit të policisë Admir Elezi, i cili ishte arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sipas vendimit të gjykatës, për Oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin Nr. 3 në Tiranë është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Lexo edhe: EMRI/ ‘Tjetërsoi provat gjatë hetimit’- Pezullohet punonjësi i policisë në Tiranë

Efektivi dyshohet se ka manipuluar prova në lidhje me arrestimin e një shtetasi, të cilit i ishte gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.

Në njoftimin e bërë publik disa ditë më parë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore theksoi se gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale për administrimin e sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës, duke ndikuar në tjetërsimin e provave.

Hetimet për rastin vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco