VIDEO/ Aksident në Skelë, i moshuari përplaset nga automjeti teksa lëvizte me biçikletë

09:56, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës paraditen e kësaj të hëne, 23 mars, kur një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë te vijat e bardha.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë lëndime të lehta.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi i emergjencës, i cili i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco