Aksidenti tragjik në Vlorë me 3 viktima/ Shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit dyshohet shkaku i përplasjes

Aksidenti tragjik në Vlorë me 3 viktima/ Shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit dyshohet shkaku i përplasjes

09:32, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik me tre viktima ndodhi mbrëmjen e së dielës, 22 mars, në rrugën Vlorë-Kotë, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë.

Sipas raportimeve paraprake, fillimisht humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, 30-vjeçari Adi Alushaj, dhe drejtuesi i automjetit “Ford”, 40-vjeçari Esat Brahimaj.

Një pasagjer i mjetit “Ford”, 40-vjeçari Andrea Begaj, mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital, duke rritur numrin e viktimave në tre.

LEXO EDHE: FOTO- Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën

Policia nënvizon se drejtuesi i automjetit “Ford” dyshohet të jetë shkaktari kryesor i aksidentit, ndërsa shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit në këtë segment të rrugës mund të kenë ndikuar në ngjarje.

Për nxjerrjen e trupave nga automjetet e deformuara ishte e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve, pasi viktimat kishin mbetur të bllokuar.

Hetimet e policisë dhe grupit hetimor vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco