Makinat copë - Pamjet e para nga aksidenti tragjik në Vlorë, 3 të vdekur

21:57, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri TV sjell pamjet e para pak minuta pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë me pasojë 3 të vdekur. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”.

Dy automjete me drejtues shtetasit Adi Alushaj dhe Esat Brahimaj janë përplasur dhe për pasojë humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve ndërsa më vonë ka ndërruar jetë edhe pasagjeri që ndodhej me Brahimajn në makinë.

​Gazetari i Syri TV, Gentian Këllçiu informon se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë viktimën dhe të plagosurit nga makina.

Të vdekur 
Adi Alushaj - 30 vjeç
Esat Brahimaj  - 40 vjeç

A.B, 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë edhe në spital për shkak të plagëve të rënda.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin E. B., ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco