Tragjike/ Aksidenti i rëndë në Vlorë, 2 të vdekur, 1 i plagosur rëndë (EMRAT)

21:26, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë me pasojë 2 të vdekur dhe 1 person i plagosur rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se dy makina janë përplasur në aksin rrugor Vlorë–Kotë në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete: një mjet tip “Benz” me targë FR4044C, me drejtues shtetasin Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL, me drejtues shtetasin Esat Brahimaj.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin E. B., ndodhet në gjendje të rëndë, informoi mbrëmjen e sotme policia e Vlorës.

 

Gazetari i Syri TV, Gentian Këllçiu informon se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë viktimën dhe të plagosurit nga makina.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Image

Foto nga aksidenti i ndodhur sot në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”

Image

Foto nga aksidenti i ndodhur sot në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco