Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Motomjeti përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën 28-vjeçari në Tiranë

Motomjeti përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën 28-vjeçari në Tiranë

14:45, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një 28-vjeçar humbi jetën pasi humbi kontrollin e motomjetit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Baldushk–Vishnje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco