Dështon sërish seanca për dosjen e ARRSH-së, gjobitet një nga avokatët e Berberit

Dështon sërish seanca për dosjen e ARRSH-së, gjobitet një nga avokatët e Berberit

11:07, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka dështuar për të disatën herë zhvillimi i seancës së parë në themel për një nga fraksionet e dosjes së ARRSH-së, ku i pandehur është Evis Berberi, së bashku me mbi 20 persona të tjerë.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të Berberit. Njëri prej tyre ka paraqitur raport mjekësor, ndërsa avokati tjetër, Gentian Rumano, sipas gjykatës nuk kishte motive të arsyeshme për mungesën, duke u gjobitur me 500 mijë lekë të vjetra.

Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 1 prill, pavarësisht kundërshtimeve të disa avokatëve, të cilët kërkuan një datë tjetër, duke argumentuar se kjo datë konsiderohet “ters”.

Në këtë çështje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë, mes tyre Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Ervis Lami, Brunilda Buli, Genti Raça, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gezim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi dhe Valbona Pepa.

Ndaj të gjithë të pandehurve rëndojnë akuzat për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim dokumentesh”, po ashtu të kryera në bashkëpunim.

Në këtë dosje, nga SPAK janë marrë si të pandehura edhe dy shoqëri, “Net” shpk dhe “Daam” shpk, të cilat po gjykohen më vete me procedurë të zakonshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco