Aksidenti në rrugën Korçë – Maliq, ndërron jetë në spital polici i burgut të Drenovës

17:08, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

45-vjeçari Krenar Çekiçi, punonjës i policisë së Burgjeve ndërroi jetë disa orë pasi u aksidentuar përgjatë rrugës Korçë - Maliq, pranë fshatit Lumalas.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve të spitalit të Korçës, polici i burgut të Drenovës nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marrë gjatë aksidentit.

Ngjarja u regjistrua  medistën e kësaj të mërkure, 18 mars, në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas, me pasojë disa persona të plagosur.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka pasur të lënduar të cilët janë dërguar drejt spitalit, ndërsa policia vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco