Aksident tragjik/ Gruaja me motor përplaset për vdekje nga autoboti, ambulanca nuk u përgjigj...

11:10, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku një grua që po lëvizte me motor elektrik u përplas nga një autobot uji i UKT.

Fatkeqësisht, gruaja humbi jetën në vend. Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur.

Në vendngjarje kanë shkuar një patrullë policie, ndërsa ka vonuar mbërritja e ambulancës e cila duhet të transportojë viktimën në morg.

Qytetarët në vendngjarje shprehen se ambulance nuk i është përgjigjur në kohë thirrjes së tyre lidhur me aksidentin, duke vonuar kështu mbërritjen në kohë në vendin ku gruaja u përplas. Kjo e fundit, fatkeqsisht qëndroi e shtrirë pa shenja jete  në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco