VIDEO/ Vidhen kompjuterat e shkollës ‘Besëlidhja’ në Lezhë, Policia në kërkim të autorëve

18:15, 15/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës pasditen e kësaj të diele.

Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa kompjutera.

Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët.

Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco