Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shkodra, ku një i ri, 19 vjeç, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.
Sipas policisë, kanë qenë familjarë të tij që kanë konstatuar trupin e pajetë, ndërsa nga kqyrja paraprake dyshohet se i riu është vetëvarur.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në fshatin Juban, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi L. P., 19 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net