Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin ku u arrestuan dy persona për akuzën e trafikut të armëve nga Mali i Zi.
Policia arrestoi Donati Jakun, 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe Florian Gjetën, 22 vjeç, banues në fshatin Domje. Ata u arrestuan nga Komisariati nr. 4 me 6 pistoleta që do i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut.
Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet.
Aq hapur e bënte, sa edhe në rrjete sociale nxirrte foto hapur me armë në brez, informon BW. Hetuesit e Komisariatit nr. 4 dyshojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po punojnë për verifikimin e plotë.
Dy të rinjtë që udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen” u ndaluan për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut” . Gjatë kontrollit, policia sekuestronte 6 pistoleta të markës SigSauer, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Mali i Zi dhe destinacioni i tyre për shitje ishte zona e Freskut. Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tyre, E. S.
© SYRI.net