Tiranë/ Hidhet në erë makina në rrugën 'Vasil Ndocka'

Tiranë/ Hidhet në erë makina në rrugën 'Vasil Ndocka'

08:41, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e rrugës ‘Vasil Ndocka’ në Tiranë janë tronditur nga  një shpërthim në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 mars).

Policia e Tiranës informoi sot se një makinë e parkuar në pronësi të një 36 vjeçari dyshohet se i është vënë një sasi lënde plasëse.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  01:50 Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lexo dhe: Ky është pronari i makinës

Njoftimi

Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco