Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Tiranë.
Sipas burimeve për SYRI-n, i plagosuri është me shtetësi turke, Halil Uçar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në shpatull.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut, ndërsa rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta dhe dyshohet se edhe autori është me shtetësi turke.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
© SYRI.net