Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 46-të kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjykata shqiptare liron nga burgu Ilir Pajën, Në Itali 'Ufo' ishte dënuar 22 burg për vrasje e përdhunim

Gjykata shqiptare liron nga burgu Ilir Pajën, Në Itali 'Ufo' ishte dënuar 22 burg për vrasje e përdhunim

10:19, 09/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit të lirimit nga burgu në Shqipëri të Ilir Pajës, i dënuar me 22 vite burg në Itali, i njohur për arratisjet e tij spektakolare nga burgu.

Ai kishte fituar nofkën ‘Ufo’ për shkak të arratisjeve spektakolare nga burgjet, si ai i Perugias që sapo ishte inauguruar.

Ilir Paja arriti të arratisej më 11 qershor 2006 me një çarçaf të bërë si litar. Ai po vuante dënimin për vrasje në Itali dhe në Gjermani, si edhe për përdhunime dhe krime të tjera.

Policia italiane arriti ta arrestonte në Milano dh eta rikthente sërish në qeli porn ë vitin 2007, ai realizoi një tjetër arratisje dramatike nga një ambulancë me të cilën po transferohej nga një burg në tjetrin.

Ndërsa ishte në autoambulancë, Paja simuloi se ishte i sëmurë rëndë dhe iu afrua shefit të eskortës pranë barelës ku ishte i lidhur. Pasi e goditi me kokë, arriti të thyejë derën e ambulancës dhe të zhduket në pyjet përreth, edhe pse po vraponte zbathur dhe me një krah të thyer.

Një vit më vonë ai u arrestua për herë të parë në Tirana.  Më pas ai arriti të qëndrojë në arrati deri në vitin 2022, kur u arrestua përfundimisht në Tiranë në kuadër të një operacioni të quajtur ‘I rrezikjshmi’. Operacioni mori këtë emër pikërisht për shkak të rrezikshmërisë së tij dhe mënyrave të vazhdueshme për t’i shpëtuar drejtësisë.

Pasi u vendos në burg për të vuajtur më shumë se 24 vite dënim për vrasje të kryera në Itali dhe Gjermani, javën e kaluar ai është liruar nga qelia dhe është vendosur në arrest shtëpie

Vendimi është dhënë më datë 17 shkurt nga gjyqtarja e Apelit Brikena Ukperaj, e cila pranoi kërkesën e prokurores Arta Marku për ndryshim të masës së sigurisë, duke deklaruar se kishte përfunduar afati paraburgimit.

Në Shqipëri Ilir Paja akuzohet për “plagosje e rëndë me dashje” në dëm të punonjësit të Policisë Blendi Haxhimihali, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2008, gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ku mbeti edhe vetë i dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco