Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Dështon gjyqi ‘Plumbi i Artë’/ Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai nga bombardimet e Iranit

Dështon gjyqi ‘Plumbi i Artë’/ Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai nga bombardimet e Iranit

13:44, 05/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme ka shtyrë këtë javë një sërë seancash gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Mësohet se kjo e fundit ndodhet prej disa ditësh në Dubai, ku është bllokuar për shkak të pezullimit të fluturimeve nga lufta në Lindjen e Mesme.

Ditën e sotme janë shtyrë 3 seanca, mes tyre edhe ajo e 'Plumbit të Artë'. Anëtari i trupës gjykuese Besmir Stroka tha se seanca radhës do të mbahet në datë 10 mars ora 10:00.

Tahiri është edhe kryetare e trupit gjykues në çështjen e Erion Veliajt, ndaj rrezikon që edhe seanca ndaj tij, e planifikuar për më 9 mars, të dështojë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco