Vlorë/ Turisti i huaj grabitet në mes të Lungomares, i marrin me forcë varësen nga qafa

21:43, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një person i ka hequr me forcë varësen nga qafa dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas denoncimit të bërë nga turisti, në zonë kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Aktualisht, autori i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco