Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Malltezi: Libri me faktet e manipuluara në Bibliotekën e Kongresit Amerikan - Tokën e grabiti Rama, ia fali Bollinos

14:01, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në gjyqin në themel që u mbajt sot në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi bëri sot parashtrimet për të kundërshtuar akuzat e SPAK.

Në përfundim të seancës Malltezi tha se faktet janë dokumentuar në një libër që I është dorëzuar bibliotekës kombëtare dhe do të depozitohet edhe në Bibliotekën e Kongresit Amerikan.

Malltezi tha se kanë provuar dhjetra falsifikime që janë bërë  dhe në të paktën tre vendime  Edi Rama ka ndryshuar destinacioni. Në seancë është vënë si provë dhe rasti konkret i tokës që ndodhet në rrugën Ndre ‘Mjeda’, në të cilën toka pronë e Begejajve u vodh nga Edi Rama dhe ia fali pronarit të Report Tv, Carlo Bollino.

Edhe Xhimi Begeja tha se ndodhen para drejtësisë për 5% të pronave që kanë marrë “po për 95 % e tokës ku do të jemi”

Seanca u shty më 6 mars. Deri tani kanë mbaruar parashtrimin hyrës të gjithë të pandehurit, ndërsa prokurori i SPAK, Arben Kraja, kërkoi kohë të shprehet mbi provat dhe dëshmitarët e kërkuar.

Deklarata

Faktet janë te ky libër, i cili është online, i cili është në bibliotekë kombëtare. Po e depozitojmë në Library of Congress, si biblioteka më e madhe e botës. Ka të paktën 30 e kusur falsifikime nga prokurorët. Ne në shkencë, në rast se premisat kur ngrejmë një eksperiment janë të rreme, eksperimenti është i rremë. Këtu ne kemi treguar me dhjetëra falsifikime që kanë bërë, duke filluar që me falsifikimin e parë që pretenduan sikur ligjet dhe VKM-të ishin nominative dhe nuk kishte asnjë, ka bërë Edi Rama sa të duash nominativ, po jo Berisha. Pretendimin sikur pasuria është pjesë e bashkësisë ligjore kur në fakt Kodi i familjes, neni 77, cakton që trashëgimia është pasuri vetjake, pra është gënjeshtër e trashë fare, nga prokurorët politikë. Kanë mbërritur sa të gënjejnë deri te teksti i VKM-së së përdorimit të bonove të privatizimit. Kjo tregon një dëshpërim total të prokurorisë, këtë mungesë faktesh. Hajde po gënjej deri për tekstin e VKM-së. Ka qenë a s'ka qenë plani i përhapjes, kanë dekretin e presidentit, kanë tentuar ta rrëzojnë me dëshmitarë fals. Ndryshimi i destinacionit.

Kemi treguar që ka të paktën tre vendime nga Edi Rama që i ka ndryshuar destinacionin. Ka pasur pretendime sikur prona nuk e gjejmë, ndërkohë që vetë nga dokumentet e tyre i kemi paraqitur të paktën në pesë raste që prona nuk humbet gjurmët, nuk ikën në drejtim të paditur, po aty është. Dhe te dokumenti i vitit '45 që e përmendin vetë, toka e një familje fqinje me Begejat thotë që nga jugu kufizohemi me Begejat. Është pra gjatë gjithë kohës. Pa dyshim pastaj mbas vitit '45 erdhi kolera dhe hajdutët që e vodhën.

Ka një element tjetër shumë interesant, sepse këto kanë thënë ka ndihmuar, është bërë për të ndihmuar Berisha dhëndrin. Tani unë i tregova dhe është në libër, një dokument tjetër, i cili po në të njëjtin vit, ka njohur pronë jo 28.000, sa na u njoh edhe na u kthye shumica te Klubi Partizani, po 318.000. U njoh. Po ngeli vetëm e njohur. Është tokë e blerë në '39 siç tregohet nga akti. Në rast se do keni mundësi ta zumoni te kjo këtu. Pra, është një tokë 12-fishi më i madh. Po ka ngelur vetëm e njohur. As e kthyer, as e kompensuar, asgjë tjetër, as e kompensuar fizikisht dhe as e kompensuar monetarisht.

Pra, të gjitha këto i bie që ne duhet të kemi qenë dhe budallenj. Duhet ta thojnë që përveçse kanë qenë kështu, kanë qenë dhe budallenj sepse kanë synuar të marrin atë tokën që ishte njëfish dhe jo atë që ishte 12-fish.

Për dijeninë tuaj, ngritëm edhe treguam rastin konkret të tokës që ndodhet në rrugën Ndre ‘Mjeda’, në të cilën është shumë interesante, toka është e Begejave, Llagamit, Vaqarrit e të tjerë. Por ndërkohë, tokën e grabiti Edi Rama duke ja falur Bollinos. Pra tokën e morën këto. Kompensim financiar, paratë ka marrë vetëm një nga këto disa familje që duhet të merrnin. Begejat që janë aty, me dokument, e kanë në dokument qysh të viteve 30 e kusur, s'kanë marrë as tokën, as paratë. Begejat duhet të përballen me gjyqin. Pse? Sepse fajin e ka Saliu. Pse? Sepse janë armiku i Partisë Socialiste. Ne kemi qenë dhe jemi krenarë që jemi armik i Partisë Socialiste, pasi që Xhimi ka dy të parët fare, brezi i parë i Begejave, njëri pushkatuar për agjitacion e propagandë, tjetri burgosur për tokën e tij. Brezi i dytë i Begejave është Gjimi, nipi i tyre. Pra ne jemi krenarë, ne jemi armiq të partisë komuniste qysh në në lindjen tonë dhe për këtë ndihemi krenarë. Treguam dy video të shkurtra, një e Taulant Ballës, tjetra e Edi Ramës që i bëjnë presion SPAK-ut, presion të hapur, ndaj gjithçka është një një farsë.

Gazetari: Çfarë reagimi kishte gjykata dhe SPAK-u për amanetin e Taulant Ballës?

Jamarbër Malltezi: I pranuan, nuk e hapën gojën. Unë i thashë që këto veprimet tona natyrisht janë veprime që vijnë në dhunim të moralit komunist, por ne e kemi në gjen atë, nuk e ndryshojmë dot.

Xhimi Begeja: Unë vetëm kisha për të shtuar diçka që, që sot pata dhe unë mbrojtjen time dhe midis të tjerëve unë ju drejtova gjykatës, meqë është tempull i drejtësisë, i thashë që për 5% të pronave që kemi marrë, ne jemi në SPAK. Po për 95% e tyre, me rregull treshi, ku do jemi? Ku do ta gjejmë këtë të drejtë? Dhe me qëllimin që në këtë situatë, nuk është vetëm, nuk jemi vetëm ne. Në këtë situatë është e gjithë shoqëria shqiptare. Ne po shikojmë sot që për pronën po ndodhin ngjarje që nuk është e hijshme për asnjë.

Jamarbër Malltezi: Pra familjes Begeja i është kthyer vetëm 5%. 95% vazhdon t'i vjedhi Edi Rama. Po imagjinojeni në rast se familjes Begeja si trashëgimtar legjitim do ishte kthyer 100% e tokës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco