Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Prej tre ditësh rruga në Dragostunjë e bllokuar, banorët përplasen me policinë: Na lini të kalojmë

Prej tre ditësh rruga në Dragostunjë e bllokuar, banorët përplasen me policinë: Na lini të kalojmë

13:55, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata mbetet e tensionuar në fshatin Dragostunjë, pranë zonës së njohur si Arrat e Gurrës, ku dhjetëra banorë dhe qytetarë të revoltuar janë përballur me efektivët e policisë pasi nuk lejohen të kalojnë në segmentin e bllokuar të rrugës.

Rruga është mbyllur për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës dhe dëmtimet e konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa autoritetet kanë vendosur perimetër sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm.

LEXO EDHE: Shëmbja e rrugës Librazhd-Prrenjas paralizon banorët, Gazetarja: Qeveria dështoi në garantimin e sigurisë

Megjithatë, banorët shprehen se bllokimi po u vështirëson jetën e përditshme, duke i izoluar dhe duke penguar lëvizjen drejt zonave të tjera.

LEXO EDHE: Drejtori i ARRSH për bllokimin te Arra e Gurrës: Kanë dështuar të gjitha përpjekjet! Ja dy skenarët si mund të devijohet trafiku

Disa prej tyre kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe krijimin e një kalimi alternativ, ndërsa të tjerë pretendojnë se duhet të lejohen të kalojnë në këmbë për nevoja emergjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco