Banorët përplasen sërish me policinë në Rrjoll, dhunohen efektivja dhe punëtori i kompanisë

Banorët përplasen sërish me policinë në Rrjoll, dhunohen efektivja dhe punëtori i kompanisë

12:22, 22/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka vijuar përplasjet mes banorëve të Rrjollit të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit në zonën turistike dhe policisë.

Policia bën me dije se ka ndaluar 60 vjeçarin Prek Molla, i cili, së bashku me disa persona të tjerë që u shpallën në kërkim kanë  goditur shtetasin L. A., 22 vjeç, banues në Tropojë, punonjës i firmës ndërtuese.

Po ashtu, ata kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasen V. C., 30 vjeçe, banuese në qytetin Koplik, punonjëse policie e Komisariatit të Policisë Shkodër, si dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë nxitur akte dhune, duke dëmtuar disa mjete pune (ekskavator, foristradë) të firmës, duke u thyer xhamat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco