E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar dhunon brutalisht nënën dhe më pas zhduket

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar dhunon brutalisht nënën dhe më pas zhduket

08:43, 22/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Rikardo Mekuri, dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij në banesë dhe më pas është hedhur në det në portin e Civitanovës.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00. Në banesë ndodheshin vetëm 20-vjeçari dhe nëna e tij, Albana. Ndërsa, babai, Kastrioti dhe djali tjetër i familjes nuk ishin në shtëpi në momentin e incidentit.

Një fqinje ka njoftuar menjëherë karabinierët pasi ka dëgjuar britma që vinin nga apartamenti. Kur forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, i riu ishte larguar, ndërsa gruaja është gjetur pa ndjenja në tualet. Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Maceratës, ku mjekët kanë konstatuar frakturë në nofull. Gjendja e saj raportohet e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes janë nisur kërkimet për 20-vjeçarin, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me rrethana rënduese. Ai ishte larguar me automjetin e tij, ndërsa telefonin celular e kishte lënë në banesë, ku u sekuestrua nga hetuesit.

Automjeti i tij u gjet i parkuar pranë hyrjes së portit të Civitanovës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të riun duke hyrë në zonën portuale dhe më pas duke u hedhur në det. Sipas regjistrimeve, ai ka dalë në sipërfaqe dhe është hedhur sërish, përpara se të zhduket nga pamjet.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar zjarrfikësit me njësinë e zhytësve, Garda Bregdetare dhe karabinierët. Autoritetet vijojnë kërkimet, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë lidhur me fatin e 20-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco