Protesta - Dhuna e policisë dhe arrestimet e paligjshme, 17 mbahen ende në qeli, mes tyre 2  të mitur...

Protesta - Dhuna e policisë dhe arrestimet e paligjshme, 17 mbahen ende në qeli, mes tyre 2 të mitur...

09:36, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri TV mëson se 2 të mitur një 14-vjeçar dhe një 15-vjeçar, janë mes të arrestuarve pas protestës së djeshme kombëtare të opozitës para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama. 

Gazetari i Syri TV Fatjon Gjinaj saktëson se pas procedurave, është bërë e ditur se 43 persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa 26 janë proceduar në gjendje të lirë.

Nga 43 persona të shoqëruar, 26 prej tyre me shumë gjasë janë ndaluar në mënyrë të paligjshme dhe pa patur prova që të bindin organet e zbatimit të ligjit se kanë qenë protagonistë në pretendimet e Policisë së Shtetit se kanë sulmuar apo janë treguar të dhunshëm ndaj tyre apo institucioneve. Fakti provohet nga shifrat konkrete, ku nga 43 persona, 26 janë lënë të lirë dhe do të vijojë ndjekja penale që konsiderohet si një procedurë e zakonshme për të verifikuar përfshirjen ose jo të tyre. Por fakti që këta persona janë shoqëruar në komisariat, do të duhej të shoqërohej me prova konkrete dhe me të dhëna konkrete në mënyrë që të konsiderohej nëse mbajtja e tyre për disa orë në komisariate është e ligjshme apo jo" informon gazetari. 

Ku ndodhen të arrestuarit
Ndër arrestimet e kryera, më shumë kanë ndodhur në Komisariatin Nr. 3, ku janë arrestuar 9 persona, ndërsa në Komisariatin 1 janë regjistruar 5 arrestime. Po ashtu, janë shënuar arrestime edhe në Komisariatin 2 (2 arrestime) dhe Drejtorinë e Tiranës (1 arrestim). Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy të mitur, një 14-vjeçar dhe një 15-vjeçar, duke rritur shqetësimet për përdorimin e forcës ndaj individëve të rinj në protesta. 

Sipas raportimeve, shumë protestues kanë pësuar lëndime të rënda, përfshirë plagë në kokë, ndërsa disa të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për probleme të shkaktuara nga gazin lotsjellës. Berisha i dënoi ashpër këto veprime dhe bëri thirrje për reagim të fuqishëm ndaj "sulmit ndaj selisë blu" dhe masave të dhunshme të Policisë.

Arrestimet e kapuçezinjve 

Syri TV po transmetonte live kur efektivë civilë me kapuçë të zi dhe me fytyrë të mbuluar me qëllim që të mos identifikohen arrestuan një qytetar. 

Lexo dhe: Policë civilë me kapuçë 'rrëmbejnë' qytetarin pranë selisë PD! Syri TV filmon momentin

Pas protestës ka pasur shoqërime masive nga këta efektivë të cilët ishin vendosur afër selisë PD, pa asnjë dokument identifikimi si efektivë policie, kryenin arrestime që ngjasonin me skena rrëmbimi. 

Kujtojmë se në protestat e kaluara arrestimet janë konsideruar të paligjshme nga Gjykata e Tiranës e cila nesër do ta vlerësojë nëse arrestimi i këtyre 17 personave ka qenë i ligjshëm apo jo.

Dhuna
Gjatë ditës së djeshme policia është përleshur me protestuesit, teksa ka hedhur drejt tyre gaz lotsjellës pa kriter dhe ujë me presion duke lënduar protestues, ndërkohë asnjë efektiv i forcave të policisë nuk ka mbetur i lënduar.

Sipas raportimeve, shumë protestues kanë pësuar lëndime të rënda, përfshirë plagë në kokë, ndërsa disa të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për probleme të shkaktuara nga gazin lotsjellës. Berisha i dënoi ashpër këto veprime dhe bëri thirrje për reagim të fuqishëm ndaj "sulmit ndaj selisë blu" dhe masave të dhunshme të Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco