Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

SYRI TV/ Elbasan, ndërtimi i urës nga firma 'Salillari' përmbyt shtëpinë e familjes Meta

15:23, 17/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Punimet për korridorin e 8-të kanë nisur të krijojnë problematika të mëdha në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Ndërtimi i një ure mbi përroin e Kushes nga firma ‘Salillari’, ka përmbytur banesën e familjes Meta.

Siç shprehet kryefamiljari, para se të ndërtohej kjo urë, nuk ka patur probleme të tilla, ndërsa ai akuzon drejtpërdrejt këtë firmë për situatën e krijuar. Ndërkohë, kjo situatë ka krijuar shqetësim edhe tek banorët e tjerë të kësaj zone, të cilët kërkojnë zgjidhje.

SYRI TV

Punimet pa kriter për koridorin e 8 vijojnë të krijojnë probleme në zonat e banuara ku kalon ky aks rrugor. Gjatë fundjavës që lamë pas, në zonën e Bradasheshit, në Elbasan, si pasojë e punimeve të firmës Salillari dhe reshjeve të ditëve të fundit, banesa e familjes Meta u rrethua nga uji duke u mbuluar nga skorjet e argjinatures së demtuar.

Kryefamiljari, Nexhip Meta shprehet se momentet e para ishin të tmerreshme. Ai shton se ndonese ka një jetë të tërë që banon aty, kjo eshte hera e dytë që perroi i Kushës del nga shtrati që prej nisjes së punimeve, pasi në shtratin e tij janë vënë 6 kembë ure.

Ai shprehet se 20 koshere blete dhe rreth 80 krerë pula u moren nga rrjedha e furishme e ujit. Nexhip Meta shprehet për Syri Tv se askush nuk mer masa për këtë situatë dhe se punimet vijojne pa marrë parasysh përsëritjen e një tjetër përmbytje.

Meta pohon se nuk e beson aspak marrjen e një dëmshpërblimi për dëmet që i janë shkaktuar, pasi drejtuesit e firmës e konsiderojnë përmbytjen si faktor natyror e jo të shkaktuar nga punimet e tyre.

Banorët e zonës vijojnë të ndihen të frikesuar pasi përroi mund të dalë sërish nga shtrati duke i përmbytur ndërsa edhe pse i janë drejtuar bashkisë Elbasan, askush nuk u ka dhënë një përgjigje duke i lënë të pa shpresë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco