Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia me masë detyrim paraqitje pjesën tjetër të qytetarëve të ndaluar pas protestës së 10 shkurtit të thirrur nga opozita. Për 9 nga personat e ndaluar, Prokuroria kërkoi të njëjtën masë, për 3 të tjerë arrest shtëpie dhe për 2 arrest në burg, por gjyqtari Sokol Mara vendosi ti lirojë të gjithë nga burgu.
Të arrestuarit
Klodjan Bajrami
Artur Kadria
Suzana Dimushi
Leonid Tusha
Klejdi Subashi
Kreshnik Ceco
Ramazan Nuhu
Geraldo Demiraj
Danjel Kulla
Fabiol Ahmeti
Andrea Kulla
Xhersi Velcanaku
Arbi Ujka
Florjan Nuhu
Pas përfundimit të seancës avokatja Eda Grimçi dhe Adriana Kalaja, teksa paralajmëruan kundërshtimin në Apel të detyrimit të paraqitjes, evidentuan shkeljet që janë bërë me arrestimin e protestuesve ku dy prej tyre janë me aftësi të kufizuara.
Nën kryetari i Partisë Demokratike njëherësh deputeti Luçiano Boçi, tha se Edi Rama dhe Taulant Balla ushtruan trysni publike ndaj gjyqësorit për të bërë arrestime, ndërsa shtoi se kryeministri po nxit urrejtje
Një ditë me parë Gjykata liroi 7 të miturit e arrestuar nga policia pas protestës në masën detyrim paraqitje teksa avokatët dhe vetë të miturit denoncuan keqtrajtimin nga policia.
© SYRI.net