Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Klani 'Bajri' kërcënon deputeten Koçeku

SYRI TV/ Atentati në Rinas, dosja kalon në SPAK, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë

22:56, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskopetencë për ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe efektivi të policisë Mustafa Sheqeri, duke ia kaluar çështjen për hetim SPAK. Pista kryesore e hetimeve mbetet e ajo e përplasjes së grupeve të struktura kriminale, pasi Gilmando Dani, njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

SYRI TV

Tre muaj pas atentatit mafioz pranë aeroporti të Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe efektivi i Policisë së Shtetit Mustafa Sheqeri, Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe i ka kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit dhe shoqëruesit të tij Mustafa Sheqeri, pjesë e strukturës së AMP ka mbetur ende pa autor, teksa pista kryesore e hetimeve mbetet e ajo e përplasjes së grupeve të struktura kriminale, pasi Gilmando Dani, njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Pas atentatit mafioz që u regjistrua në një prej zonave më sigurta në territorin e Shqipërisë, Policia dhe kuroraria ngritën shumë pista hetimit dhe skanuan disa autorë të dyshuar.

Nga ana tjetër Policia bashkë me Operacionalen dhe Renean, ushtruan kontrolle intensive pas vrasjes, por nuk mundën të siguronin asnjë prove.

Makina e autorëve u pa pranë një shtëpie në fshatin Zallë të Krujës ku u zbulua një arsenal armësh, por ekspertiza përjashtoi lidhjen me atentatin.

Në atentatin e 11 nëntorit 2025 në Aeroportin e Rinasit , mbetën të vrarë krahi i djathtë i Emiljano Shullazit,  Gilmando Dani dhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili humbi jetën në spital 4 ditë më pas.

Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljnai, sapo ishin kthyer nga Barcelona,  ku pas zbritën në Rinas dhe po drejtoheshin për në Tiranë ranë pre e breshërisë së plumbave nga atentatorët.

Autorët e këtij krimi u larguan drejt Fushë Krujës, nga ku më pas nuk ka asnjë gjurmë të tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco