Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 18-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Athinë/ Vodhën automjetin e prindërve, aksidentohen tre 15 vjeçarë, mes tyre dhe një Shqiptar. Humb jetën një prej tyre

Athinë/ Vodhën automjetin e prindërve, aksidentohen tre 15 vjeçarë, mes tyre dhe një Shqiptar. Humb jetën një prej tyre

21:42, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 15 vjeçar i vdekur dhe dy të tjerë në gjendje të rënde por jashtë rrezikut për jetën, është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën " Dhimokratias" në zonën Luca në periferinë e Athinës.

Sipas informacioneve të para, njëri prej adoleshentëve mori nga canta celësat e automjetit të së jëmës dhe në vazhdim së mbashku me dy shokët e tij ,mes tyre njëri Shqiptar, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës. 

Në rrethana që ende nuk dihen,automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave,doli nga rruga dhe u përplas me një pemë,duke lënë të vdekur në vend njërin prej tre pasagjerëve 15 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe njëri prej adoleshentëve u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes,por policia njoftoi se ka ndaluar në spital drejtuesin e automjetit si dhe prindërit e tij,ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco